E Diel, 1 Nëntor 2026

Foshnja e Dinoshit, pasi humbi të ëmen braktiset edhe nga i ati

Korçë- Foshnja e Erjola Dinoshit, nënës që humbi jetën pak orë pasi e solli në jetë, është braktisur tashmë edhe nga i ati në maternitetin e Korçës.

Disa ditë më parë babai i foshnjës, Fatos Dinoshi deklaroi se ska mundësi financiare ta mbajë fëmijën. Ndërsa sot kjo deklaratë është bërë realitet, pasi mësohet se foshnja me emrin Erjon ndodhet ende në maternitet edhe pse sipas mjekëve ai mund të dalë nga spitali.

Ndërkaq mjekët janë shprehur se foshnja e ka kaluar gjëndjen kritike për jetën ndërsa Fatos Dinoshi ka deklaruar se do ta lërë fëmijën për birësim.

Nga ana tjetër familjarët e Erjolës presin me ankth rezultatin e ekpertizës për të zbuluar shkaqet e vërtëta të vdekjes së nënës së re, me 6 janar 2012.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Vdekja e Erjola Dinoshit, Bashkëshorti: Nuk kujdesëm dot për fëmijën e sëmurë Korçë- Fatkeqësitë në familjen Dinoshi duket se nuk mbaruan me...
  2. Korçë- Vdes pas lindjes nëna 22-vjeçare Korçë- Një 22-vjeçare ka humbur jetë një orë pasi solli...
  3. Përmbytjet në Tajlandë, Bangkoku braktiset nga njerëzit Niveli i ujit në lumin kryesor të Bangkokut ka arritur...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›