E Martë, 3 Nëntor 2026

Vjelja e boronicave, fermeri Lulëzim Gjini nga Lazarati i kultivon prej 7 vitesh

Fermeri Lulzim Gjini, nga Lazarati ka nisur vjeljen e boronicave të cilat ka 7 vite qe i kultivon në një sipërfaqe prej 6 dynym , sipas tij  ka një prodhimtari të mirë këtë vit.

Megjithatë, ai përballet me një problem të madh, mungesën e tregut. Gjini thekson se ndërsa prodhimi është cilësor dhe sasia e kënaqshme, mungesa e një tregu të sigurt po e dëmton rëndë shitjen dhe shpërndarjen e produkteve të tij.

Për këtë arsye, ai apelon për më shumë mbështetje nga institucionet përkatëse.  Sipas Gjinit do ishte mirë te  krijoheshin mekanizma që të ndihmojnë fermerët të lidhin kontrata me tregjet dhe blerësit, si dhe përmirësimin e infrastrukturës së shpërndarjes së produkteve bujqësore.

Gazetare: Nermin Spahiu

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›