E Martë, 3 Nëntor 2026

Bregu: Ka pasur fëmijë që e kanë shkruar vetë rastin e abuzimit seksual si hartim në shkollë

E ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH 1, Specialistja e “Agjencisë së Mbrojtjes së fëmijëve”, Anila Bregu u shpreh se janë shtuar shumë rastet mbi abuzimin e të miturve.

Për më tepër Bregu tha se ka pasur fëmijë që e kanë shkruar vetë rastin e abuzimit seksual si hartim në shkollë si një detyrë klase.

“Disa raste janë zbuluar nga psikologu shkollor. Në disa raste fëmija nuk ka dhënë shenja as në familje, as në shkollë dhe nuk ka pasur raste ta zbulojnë. Nga biseda që ka bërë psikologu shkollor u ka krijuar mundësinë që të shprehen. Kam pasur disa raste që fëmija duke shkruar një detyrë klase si një hartim e ka shkruar rastin dhe e ka lexuar mësuesja dhe e ka raportuar. Është zinxhiri i raportimit e merr mësuesja ose psikologu shkollor e raporton tek policia”, u shpreh Specialistja e “Agjencisë së Mbrojtjes së fëmijëve”, Anila Bregu

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›