E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon ‘Mostra’ filmike

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia filloi të mërkurën, me shfaqjen e filmit "The Reluctant Fundamentalist", të regjisores indiane, Mira Nair.

Edicioni i 69 filmik i Venecia’s do të përqendrohet në rrënjët artistike të këtij festivali, që do të thotë se në fokus do të jetë prezantimi i regjisorëve jo aq të njohur në Hollywood.

Drejtori i festivalit, Alberto Barberam, ka ulur numrin e premierave për edicionin e sivjetmë, kështu që në konkurrentë për Ariun e Artë do të jenë vetëm 18 filma, përderisa numri i përgjithshëm i filmave të shfaqur do të jetë 60 – që i bie 50 përqind më pak se në vitin 2011. Sipas Barbera, pjesëmarrja e 20 filmave të përzgjedhur për sivjet të autoreve ferma, është rastësore.

Kryesues e jurisë është regjisori Michael Mann, artistja Marina Abramovic, aktoret Laetitia Casta dhe Samantha Morton, dhe regjisorët Matteo Garrone, Pablo Trapero Ursula Meier, Ari Folman dhe Peter Ho-Sun Chan.

Festivali do të vazhdojë traditën e prezantimit të filmave nga e gjithë bota, kështu që sivjet në festival marrin pjesë edhe autorë nga Guatemala, Indonezia dhe Malajzia.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›