E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen "Avatari" i Cameronit

Vepra e gjallë e revolucionit 3D, mbërrin në ekranin e kinemasë edhe në Tiranë. Shfaqet në Kinema Imperial, pothuajse njëkohësisht me daljen në kinematë amerikane, "Avatar" superkolosali i regjisorit të "Titanik", James Cameron, vepër 300 milionë dollarëshe, ka kërkuar 15 vjet punë dhe për të janë përfshirë mijëra persona. Është cilësuar një projekt faraonik, ultraspektakolar, hiperteknologjik, pas të cilit fshihet fytyra e vërtetë e kinemasë të së ardhmes. Bota magjike e tre dimensioneve i shfaqet spektatorit përtej imagjinatës së tij. Në atë botë, një hero jo dhe aq i guximshëm përfshihet në një avneturë epike, për të shpëtuar botën e alienëve të cilën ai është mësuar ta quaj "shtëpi".
James Cameron, regjisori fitues i Çmimit Oscar me "Titanic" ka realizuar një film aksion, aventurë dhe fantastiko-shkencor. Interpretojnë Sam Worthington, Zoe Saldana, Sigourney Weaver, Stephen Lang, Michelle Rodriguez etj. Zgjat 160 minuta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›