E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Te nxjerrim ne drite gjendjen aktuale te financave Eglantina Nasi



“Rruga e rilindjes ekonomike te Shqiperise, nis nga nxjerrja ne driten e te vertetes se gjendjes aktuale te financave shqiptare”. Keshtu eshte shprehur gjate nje komenti te tij, kryesocialisti Edi Rama, ne faqen personale te Tuitter-it, teksa ka paraqitur edhe planin e posacem mbi raportimin dhe auditimin e financave publike, ne detyren e kreut te qeverise se ardhshme te vendit. “Na duhet te dime me saktesi nje ore e me pare, sa e madhe eshte gropa e krijuar ne buxhetin e shqiptareve ne keto vite politikash rrenuese, ekonomike e fiskale. E per kete na duhet nje analize e thelle, objektive dhe e pavarur”, ka shtuar me tej Rama lidhur me argumentin ne fjale. Duke rikonfirmuar ne kete menyre, qendrimin e tij te vazhdueshem, shprehur gjate gjithe javeve te fundit mbi nje verifikim te statistikave reale dhe te verteta, qe sipas tij, gezojne financat publike. Dhe duke permendur serish idene per ndihme nga institucionet nderkombetare financiare mbi kryerjen e nje veprimi te tille. Kujtojme sakaq, se domosdoshmerine per nje auditim te financave publike, kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, e paraqiti edhe gjate nje takimi te zgjeruar me perfaqesues te sistemit bankar ne vend, mes tyre edhe vete Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani. Ku do deklaronte hapur se “se pari, duhet te kurojme me receten e duhur financat publike”. Ndersa komenti i tij i djeshem ne Tuitter, mbi kete ceshtje, do te vijonte me cilesimin se “angazhimi yne eshte t’i drejtohemi nje pale te trete, me ekspertize te padiskutueshme ne rang nderkombetar. Ne po pergatitemi per ta bere kete me te nisur nga puna”. Duke shtuar se prandaj deshiron te ndaje me publikun shqiptar edhe piketat e projektit, qe sipas tij, “do ta transformoje rrenjesisht sistemin e Raportimit Financiar te Sektorit Publik ne Shqiperi”. Ku ky i fundit, konkretisht mbeshtetet ne kater hapa kryesore: i pari, verifikim dhe analize; i dyti, reforme ligjore dhe administrative; i treti, raportim financiar sipas standardeve nderkombetare dhe i katerti, auditim i jashtem i pasqyrave financiare te qeverise. Qe te gjitha keto sipas Rames, reforma te rendesishme ne kerkim te se vertetes qe mbartin financat aktuale. Sipas tij, ne vetvete, reforma e raportimit financiar te sektorit publik ne Shqiperi ka disa perparesi, sepse para se gjithash “mundeson nje kuptim me te mire te financave publike ne te gjitha nivelet dhe nje vendimmarrje me te informuar ne lidhje me investimet, menaxhimin e buxhetit dhe gjendjes pasurore etj”. Teksa siguron edhe nje “transparence te rritur mbi aktivitetin financiar te qeverise qendrore dhe asaj lokale”. Por krijon gjithashtu sipas Rames, ne te njejten kohe, edhe nje mundesi per te pasur verifikim te raportimit financiar nga auditore te jashtem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›