E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi, sivjet 15% me shume vizitore te huaj sesa vjet Eglantina Nasi



Turizmi shqiptar si i tille, duket se ka rezultuar me i mbare gjate ketij viti, krahasuar me nje vit me pare. Kete dukuri e konfirmojne te dhenat me te fundit te publikuara nga ministria e Turizmit per 6-mujorin e pare 2013, sipas te cilave, rezulton se gjate kesaj periudhe, numri i vizitoreve jorezidente ka pesuar nje rritje me nivelin prej rreth +15%. “Ne periudhen janar-qershor 2013, ne vendin tone kane hyre rreth 139 mije vizitore te huaj me shume se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar”, saktesojne ekspertet publike te turizmit. Duke konfirmuar ne kete menyre trendin pozitiv te ecurise se sektorit turistik ne vendin tone, te pakten gjate pjeses se pare te vitit, pasi fillimi i asaj te dytes, u shoqerua me zgjedhjet elektorale te 23 qershorit, por edhe me nisjen e muajit te Ramazanit per besimtaret myslimane, te cilat ndikuan mesa duket ne nje tkurrje momentale te turisteve te huajt drejt vendit tone, kryesisht atyre nga Kosova. Dhe ndersa te dhenat e Ministrise se Turizmit per periudhen janar-qershor 2013 flasin per nje rritje deri ne nivelin prej +15% te numrit te turisteve qe kane ardhur ne Shqiperi, ky tregues, per te njejten periudhe ne krahasim me vitin 2008, tregon se e ka kaluar edhe nivelin e dyfishimit te tij. Çka tregon se ecuria e rritjes se numrit te turisteve qe zgjedhin Shqiperine per te kaluar pushimet e tyre, eshte progresive dhe e vazhdueshme nga viti ne vit. Teksa, ekspertet e turizmit, pritet sakaq, qe t’i shtojne serish te dhenat e tyre statistikore per pjesen e dyte te vitit, e cila perkon ne fakt edhe me pikun e sezonit turistik, gjate te cilit mberrijne edhe turistet me te shumte. Nga ana e tyre, operatoret turistike ne teresi, ne rang, vendi. Kane parashikuar qe ne fillim te vitit, se presin qe gjate ketij viti, sektori i turizmit si i tille, te shenoje nje rritje deri ne nivelin prej 20-25%.

Kosovaret zene pjesen me te madhe te turisteve, deri ne nivelin prej 35%

Kosovaret, si edhe pergjate gjithe viteve te fundit, duket se zene pjesen me te madhe te volumit te vizitoreve te huaj nga diaspora qe zgjedhin Shqiperine per te pushuar. Nese i referohemi te dhenave me te fundit te publikuara nga Ministria e Turizmit lidhur me fluksin e ketyre te fundit drejt vendit tone per aspekte turistike, figuron se vetem per 6-mujorin e pare te ketij viti, ne total kane mberritur rreth 160 mije shtetas nga Kosova. Saktesisht, duke kapur nje nivel prej rreth 35% te totalit te vizitoreve te huaj qe kane hyre ne vendin tone, prej rreth 1 milione te tilleve. Nje tendence kjo, e cila duket se po peson nje rritje te pervitshme, teksa kosovaret, pasi kane zbuluar Durresin, po tregojne se tashme kane Jugun e Vendit si destinacionin e tyre te ri, gjithmone e me te preferuar per te kaluar pushimet e tyre ne Shqiperi. Nga ana tjeter, nese do t’i referoheshim hartes qe paraqet Ministria e Turizmit prej nga vijne pushuesit e huaj ne Shqiperi, figuron se ne vendin e dyte, renditen ata nga Maqedonia, perkatesisht me nje nivel prej rreth 16% te totalit. Per t’u pasuar me tej nga shtetasit e Malit te Zi me rreth 9% te totalit.

Vizitoret evropiane? Me shume ata nga Greqia, 11% e totalit

Vizitoret evropiane si te tille qe kane mberritur ne Shqiperi gjate gjysmes se pare te ketij viti, kane zene rreth 95% te totalit. Duke treguar ne kete menyre, se ata qe e preferojne Shqiperine, jane kryesisht turistet e kontinentit te vjeter dhe me pak, ata nga kontinentet e tjera me te largeta. Saktesisht, referuar shifrave te ministrise se Turizmit, figuron se per periudhen e lartpermendur, vendin tone e kane vizituar vetem 2% e totalit prej 1 milione te huajsh, shtetas nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe po kaq te tille, nga kontinenti i Azise. Vizitoret evropiane? Me te shumtet qe kane treguar interes per te pare Shqiperine, duket se kane qene ata nga shteti fqinj, Greqia. Perkatesisht, me nje nivel prej 11.19% te totalit. Pasuar nga italianet, te cilet kane zene per gjysmen e pare te ketij viti, rreth 5.925 te totalit te vizitoreve te huaj me origjine evropiane etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›