Vjen malaria në Shqipëri, izolohet 17-vjeçari
Autori i Lajmit: Lili Saraci
Pas rastit të një piloti afrikan rreth një vit më parë, një tjetër rast me malarie është shfaqur në Shqipëri ditën e djeshme. Ai është vetëm 17 vjeç dhe që prej ditës së djeshme qëndron i izoluar në spitalin e infektivit pranë QSUT-së. Bëhet fjalë për një djalë 17 vjeç nga Zall-Herri, i cili dyshohet se ka malarie. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se i riu kishte disa muaj që ishte kthyer nga Greqia, ndodhet i izoluar në repartin e infektivit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Simptomat që i riu kishte para se të shtrohej në spital ishin shumë të ngjashme me ato të malaries, si të vjella, dhimbje barku, koke etj. Kontaktuar nga gazeta, shefi i pavijonit të infektivit, Dhimitër Kraja, ka pohuar se gjendja e djalit 17 vjeç të shtruar në spital është e mirë dhe, pas dy javësh mjekimi, ai pritet të dalë, nga izolimi ku ndodhet aktualisht. Ndër të tjera, mjekët e këtij pavijoni kanë pohuar për gazetën se analizat e laboratorit të spitalit, por edhe ato të ISHP-së kanë izoluar bakterin e kësaj patologjie infektive, por pritet një rikonfirmim i analizave nga laboratori i Romës, të cilat, sipas mjekëve, do të vijnë në Tiranë, javën që vjen. “Presim një rikonfirmim të plotë të diagnozës të infeksionit parazitar malarik edhe nëpërmjet asistencës nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik të Romës”,- ka pohuar Arjan Harxhi, mjek infeksionist. Megjithatë, mjekët mohojnë rrezikun e kësaj sëmundjeje për popullatën duke thanë se ky rast sporadik nuk përbën asnjë rrezik, për komunitetin, pasi ai mendohet se është një rast i importuar nga jashtë. “Ky infeksion parazitar konsiderohet sporadik, një rast i veçuar. Nuk përbën epidemi. Sipas treguesve që ne kemi, mund të jetë i lidhur edhe me formë të importuar të sëmundjes dhe si i tillë nuk paraqet probleme”,- ka theksuar Harxhi. Përgjithësisht, nxitet për tu përhapur, kur ka dhe mushkonjën e saj, një insekt që nuk ekziston më në vendin tonë. “Malarja që të realizojë ciklin e saj, duhet të ketë edhe mushkonjën Anofel dhe një sërë vektorësh që të mbyllin transmetimin. Ne këtë mushkonjë, fatmirësisht, e kemi shfarosur”,- kanë pohuar mjekët pranë spitalit të infektivit. Kështu, pas gati 50 vitesh, autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar rastin e sëmundjes së malaries në një pacient në kryeqytet. Sëmundja me orgjinë tropikale është konstatuar një pacient i cili aktualisht është shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Pipero: “Nuk dimë nëse sëmundja është rast i marrë këtu”
Drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë, Pëllumb Pipero konfirmoi prezencën e malaries në trupin e pacientit, emri i të cilit nuk është bërë publik për arsye etike. “Dyshimet janë shumë të forta për malarie. Shenjat e para të çojnë drejt kësaj sëmundjeje”,- pohoi Pipero. Ndërsa shtoi se “mostrat janë dërguar në Institutin Sanitar në Romë të Italisë për analiza më të hollësishme. Morëm masa për izolimin e rastit. Për të parë hallkat epidemike dhe për të hulumtuar nëse rasti është i importuar apo është rast i marrë këtu, që ka shumë pak gjasa të ndodhë”,- sqaroi Pipero. Ndër të tjera ai tha se rasti shërben për sensibilizimin se “rreziku i marrjes së sëmundjeve infektive është evident tashmë që bota është bërë e vogël dhe komunikimi është i i shpejtë”,- ka vazhduar ai. Nëse sëmundja do të ishte shfaqur sërish në vend, atëherë niveli i alarmit të strukturave shëndetësore duhet të ishte më i madh. Pipero u shpreh se pacienti ka jetuar për një kohë të gjatë në Greqi dhe mendohet se sëmundja mund të jetë mbartur prej vendit fqinj.
QSUT, 15- 20 % e pacientëve infektohen pas operacionit
Infeksionet spitalore mbeten rreziku kryesor për jetën e një pacienti pas kryerjes së një ndërhyrje kirurgjikale. Në qendrën më të madhe spitalore në vend, sallat e kirurgjive vazhdojnë të kenë probleme me infeksionet spitalore. Nga një studim që ka kryer sektori i kontrollit të infeksioneve spitalore në qendrën më të madhe spitalore në vend, rreth 15-20 për qind e pacientëve në QSUT preken nga infeksionet spitalore ku numri më i madh vërehet në sallat e kirurgjisë me 38 për qind të rasteve. Sipas shefes së sektorit të kontrollit për infeksionet spitalore në QSUT, Svetllana Bitincka, ndryshe nga e shkuara, prej një viti infeksionet spitalore po vihen re më shumë në pavijone se në sallat e operacioneve. “Infeksionet spitalore që merr pacienti në spitalet tona kapin shifra të larta. Nga monitorimi ynë mujor, në pavijonet kirurgjikale infeksionet spitalore përbejnë 38 % të rasteve dhe krijojnë rrezikshmëri 2 herë më të lartë për vdekje. Infeksionet spitalore merren pas 48-72 orë qëndrimi në spital”,- u shpreh Bitincka. Drejtori i qendrës për akreditimin e shërbimit shëndetësor, Isuf Kalo, ka deklaruar gjatë konferencës kombëtare për infeksionet spitalore, pikat e dobëta ku duhet të ndërhyhet për të reduktuar numrin e tyre. Sipas tij, mungesa e një strategjie kombëtare për parandalimin e infeksioneve spitalore, neglizhenca e personelit mjekësor dhe mungesa e investimeve janë shkaqet që çojnë në shifrat e larta të infeksioneve spitalore në të gjitha spitalet publike të vendit.
Paralajmërimi
“Shqipëria mund të rrezikohet nga malaria”
Vetëm një vit më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe drejtori i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja, kanë bërë të ditur se vendi ynë mund të jetë tepër i rrezikuar nga sëmundja e malaries. Shkak për shfaqjen e kësaj sëmundjeje është edhe rritja e menjëhershme e temperaturave. “Vendi ynë, për nga vetë pozita gjeografike që ka, është i rrezikuar nga sëmundjet infektive, - theksoi Gazmend Bejtja. - Me rritjen e temperaturave, brezi i malaries mund të zhvendoset më në veri. Pra, në qoftë se malaria sot shtrihet vetëm në Afrikë, mund të shfaqet edhe në Evropën Jugore, në qoftë se ngrihet temperatura. Shqipëria, për nga pozita gjeografike është vend vulnerabël, pra i prekshëm nga kërcënime të tilla. Është vend që mund të preket e të vuajë pasojat nga rritjet e temperaturës, nga thatësira”,- ka përfunduar Bejtja, drejtor i Shëndetit Publik, në Ministrinë e Shëndetësisë. Drejtuesit e shëndetësisë, veç të tjerave, deklarojnë se, krahas sëmundjeve ekzistuese, të cilat njihen, mund të shfaqen si pasojë e ndryshimeve klimaterike dhe sëmundje të tjera të reja, të cilat janë të panjohura nga specialistët e shëndetësisë.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2010