E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafa: “Nga çadra nuk dalim me këmbët tona”

Autori i Lajmit: Redaksia

Fatmir Xhafaj, deputeti grevist, ka deklaruar nga greva e urisë se “Sot është dita e 14-të e grevës, 14 ditë rezistencë për transparencë, sipas tij nuk janë pak për një kauzë të vërtetë që ka në themel çirimin e zgjedhjeve. “Ne nuk do të ikim me këmbët tona nga kjo çadër por do ta përshkallëzojmë më tej këtë grevë. Ne sot po kërkojmë thjesht dhe vetëm një të drejtë legjitime, por nëse nuk plotësohet kjo e drejtë kërkojmë të largohet kjo qeveri dhe të nisin zgjedhje të parakohshme. Jemi të gatshëm të negociojmë, por jo të bëjmë pazare në kurriz të kauzës së demokracisë”, - theksoi Xhafaj.

Ky lajm është publikuar: 15/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›