E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: “Qeveria jonë është ulur këmbëkryq”

Autori i Lajmit: Redaksia

“Jemi më shumë se 250 mijë në shesh për të thënë hapni kutitë, hapni rrugën drejt Europës”, kështu e ka nisur fjalën e tij në protestë kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule. Duke theksuar se vendi është në krizë të thellë institucionale dhe ekonomike, Dule i ka bërë thirrje qeverisë të hapë kutitë e zgjedhjeve. “Vëndi është shitur dhe në krizë të thellë, krizë politike dhe institucionale, biznesi është zhytur në faliment, papunësia po rritet, ndërkombëtarët shprehin cdo ditë shqetësimin se vendi ynë është i vetmi vend i NATO-s që nuk ka garantuar dot zgjedhjet e ndershme. Qeveria jonë është ulur këmbëkryq në kutinë e zezë të avionit të rrëzuar në zgjedhjet e 28 qershorit. Prandaj le ta dëgjojë sot zërin e popullit që kërkon transparencë”, - nënvizoi Dule.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›