?Gërdeci?, ekspertet paraqesin raportin e dëmeve

Katër eksperte te caktuar nga Prokuroria për te përcaktuar demin ekonomiko-financiar te shkaktuar nga tragjedia e Gërdecit janë paraqitur ne Gjykatën e Tiranës, ne seancën e radhës se këtij procesi. Por megjithëse paraqitja e tyre u be me kërkesë te mbrojtjes, qe ne fillim te seancës avokati i ish-drejtorit te MEICO-s Ylli Pinari kërkoi pavlefshmërinë e akt-ekspertizës se demit ekonomiko-financiar te bere prej tyre. Avokati Bashkim Asllani pretendoi se ekspertet janë ne konflikt interesi pasi janë te punësuar ne një institucion shtetëror, siç është Kontrolli i Larte i Shtetit. Por kjo kërkesë nuk u pranua nga trupi gjykues, i cili i detyroi ekspertet te betohen para gjykatës. Me pas seanca u shty për ti dhënë kohe eksperteve qe ti përgjigjen rreth 150 pyetjeve te drejtuara me shkrim nga avokatet. Ne seance ishin te pranishëm pothuajse te gjithë te pandehurit përveç administratorit te kompanisë ?Alba-Demil?, Mihal Delijorgji, i cili është i vetmi nga 29 te pandehurit qe nuk ka preferuar te paraqitet asnjëherë ne seance.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?X7KyJdiNYY","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}