Grabitet banka ne Durrës

Grabitja e bankave është kthyer tashme ne fenomen. Pas disa filialeve te vjedhura këtë fillim viti ne Tirane e Vlore, një tjetër banke ka rene pre e grabitësve ne qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës se Durrësit, ne një zone shume te populluar. Dy persona me kaska ne ngjyre te bardha kane hyre si klientë, duke iu drejtuar sportelit. Por sapo kane mbërritur, ata kane kërcënuar me arme punonjësit, si dhe klientët qe ndodheshin aty. Sipas policisë, hajdutet kane marre një shume prej 35 mije eurosh dhe janë larguar ne drejtim te paditur.
Shpërndaje