Julian Assange kontrate 1.2 milione euro per botimin e biografise

Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, vendos të shkruajë mbi jetën e tij për të shpëtuar veten nga akuzat . Në një intervistë dhënë për gazetën britanike "Sunday Times" ai tha se ka nënshkruar një kontratë me vlerë 1 milion paund thënë ndryshe 1.2 milion euro për autobiografinë e tij.
Ai theksoi se këto para do ta ndihmojnë për tu mbrojtur nga akuzat suedeze për krime seksuale. "Nuk dua të shkruaj këtë libër por më duhet ta bëj. Kam shpenzuar tashmë 200 mije paund e më duhet të mbroj veten dhe Wikileaks" citohet të ketë thënë Assange.
E në fakt suksesi ka kosto të lartë për platformën Wikileaks. Shpenzimet për të kanë arritur majat, shkruan Wall Street Journal, ndërsa reflekton mbi zgjedhjen e kompanisë për të mos fuksionuar më në bazë vullnetare, por për të paguar rroga ku më e larta shkon sigurisht për themeluesin e saj i cili merr 66.000 euro.
Në 2010 donacionet për platformën që publikoi sekretet e diplomacisë amerikane tejkaluan 1 milion euro bën, të ditur Wall Street Journal.
Assange u lirua nga paraburgimi më 16 dhjetor të këtij viti e tani jeton në shtëpinë e një miku të tij në Angli. Në mesin e kushteve të lirimit janë dhe paraqitja e përditshme në polici dhe mbajtja e një aparati elektronik, i cili informon policinë për lëvizjet e tij.
Drejtësia britanike ka vendosur të mbajë një seancë dëgjimore lidhur me kërkesën suedeze për ekstradim më 7 shkurt të vitit të ardhshëm.
Delina Bitraku