E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjen ne shqip libri i dyte per femijet autike

Fondacioni "Fëmijët shqiptarë"  ka sjellë në shqip librin e dytë për autizmin. Fëmijët me autizëm është një udhërrëfyes që do t’u shërbejë prindërve dhe profesionistëve që punojnë me fëmijët autikë. Në promovimin e këtij libri presidentja e fondacionit shqiptar, Liri Berisha tha se ky botim ka shumë vlera në drejtim të trajtimit për fëmijët autikë.
Ndërsa redaktori i librit Edmond Tupja tha se ky libër sjell dëshmi dhe përvoja të jetuar nga familje me fëmijë autik, metoda sjelljes, këshilla praktike dhe informacione të dobishme .
Ai do të shpërndahet falas prindërve, profesionistëve dhe studentëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›