E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol shtyllave te tensionit te larte 6 ne pranga

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Lezhës për vendosje të tritolit në shtyllat e tensionit të larteë në Kallmet të Lezhës, ditën e dytë të këtij viti. Policia lokale bëri të ditur se këta persona rezultojnë gjithashtu edhe protestues të 21 janari si dhe janë persona me precedente penalë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta të arrestuar dyshohet të jenë paguar për vendosje të tritolit me qëllim destabilizimin e situatës. Sipas Drejtori të policisë së Lezhës, Muharrem Furriku, të arrestuarit janë Besmir Lugina, Xhevahir Lugina, Mhill Theti, Gazmir Dedaj, Aleksandër Boka dhe Ernest Preçi.
Ndërkaq policia e Lezhës dhe ajo e Shkodrës përkatësisht drejtuesit Muharrem Furriku dhe Altin Qato dolën para gazetarëve për të treguar rezultatet e operacionit të koduar “Grabitqari”, në kuadër të të cilit u bë zbulimi, dokumentimi ligjor dhe goditja e autorëve të disa ngjarjeve të ndodhura në kohë e vende të ndryshme në rrethin e Shkodrës.
Uniformat blu te Shkodrës dhe të Lezhës kohët e fundit kanë organizuar disa aksione të përbashkëta me qëllim kapjen e personave për vepra të ndryshme penale. Hetimet tregojnë se grupet kriminale të këtyre dy rretheve në të shumtën e rasteve bashkëpunojne me njëri-tjetrin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›