E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen vaksina e re ISHP Na mbron dhe nga gripi i derrit

Tirane 2 tetor NOA - Vaksina e re e gripit te zakonshem sapo ka mberritur ne tregun tone farmaceutik.

Per here te pare kjo vaksine do te mbroje popullaten dhe nga gripi i derrit i cili tashme zyrtarisht qarkullon ne bote si grip normal si pasoje e ndryshimeve qe ka bere ai.

Shefi i epidemiologjise ne ISHP Dritan Ulqinaku ka deklaruar se ndryshe nga epidemia e vjetshme kete vit virusi i gripit te derrit do te kete me pak rrezik per shendetin e popullates.

Sipas Ulqinakut Shqiperia ende nuk ka hyre zyrtarisht ne sezonin e gripit por aplikimi i vaksines duhet te nise ne kete periudhe.

Vaksina e re e gripit permban tre tipe virusesh te cilat mendohet se do te qarkullojne kete vit ne vendet e hemisferes veriore perfshire dhe Evropen.

Meqenese virusi i gripit te derrit ka ndryshuar forme dhe eshte kthyer ne nje grip te zakonshem shkencetaret kane menduar ta perfshijne ne vaksinen e re.

Tashme ky virus ka te njejten rrezikshmeri ne popullate si te gjithe viruset e gripit qe prekin njerezit tha specialisti.

Ulqinaku tha se edhe kete vit kategorite qe rekomandohet ta bejne vaksinen jane femijet te moshuarit dhe te semuret kronike.

Shenjat klinike te gripit jane te ngjashme per te gjitha tipet e viruseve qe qarkullojne zakonisht ne vendin tone kryesisht temperature e larte rrufe kolle infeksion te rrugeve te frymemarrjes.

Rreziku qe mund te shkaktoje gripi jane komplikacionet qe shkakton ai ne shendet kryesisht pneumonite.

Ndaj specialistet rekomandojne qe ne raste te rendimit te shendetit prej gripit pacientet ti drejtohen mjekut te familjes per te marre ndihmen e specializuar. Zyrtarisht institucionet shendetesore konfirmuan vitin e kaluar se ne vendin tone u regjistruan 5 vdekje nga gripi i derrit viktima me e fundit kishte moshen me te re dhe nuk vuante nga semundje dytesore.

Sipas te dhenave te muajit dhjetor te vitit te kaluar ISHP deklaronte nje shifer prej 334 personash te prekur nga virusi AH1N1.

b.a/mit/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›