Vjena kishte shtruat tapetin e kuq
Nuk kishte si te ishte ndryshe, ne krye te listes VIP ishin personazhe te njohur nga te dyja vendet finaliste. Spanja perfaqesohej me mbretin Huan Karlos dhe mbretereshen Sofia, si dhe nga kryeministri Hoze Luis Zapatero. Gjermania perfaqesohej me presidentin Horts Kehler dhe kancelarin Angela Merkel, te cilet ishin gjithashtu ne stadium. Vizitore te tjere te famshem ishin dhe Albert II, princi i Monakose, presidenti i Austrise Heinz Fisher, kancelari austriak Alfred Gusenbauer dhe keshilltari federal i Zvicres, Samuel Shmid. Nga bota e muzikes, Placido Domengo, Enrike Iglesias dhe Shagi dhane nje spektakel ne stadium. Por nuk mund te mungonin dhe emrat e njohur nga sporti boteror, duke nisur me ish-trajnerin e Gjermanise, Jurgen Klinsman apo kampioni i botes ne Formula 1, Mikael Shumanker. Kuptohet qe do te ishte dhe ai, “Kajzeri”, idhulli i futbollit gjerman, Franc Bekenbauer, qe nuk mungon thuajse kurre ne ndeshjet zyrtare te Gjermanise se tij.