E Shtunë, 31 Tetor 2026

"SHBA-te mbeshtesin Republiken e Kosoves"

PRISHTINE - Zevendesja e Ndihmes Sekretarit Amerikan te Shtetit, Rosemary Di Carlo, gjate nje vizite ne Prishtine, tha se Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te jene te perkushtuara per ta ndihmuar Republiken e Kosoves dhe zhvillimin e saj te pergjithshem.

Ne nje komunikate te kabinetit te Presidentit te Kosoves, thuhet se Presidenti Sejdiu, i ka shprehur asaj mirenjohjen e Kosoves dhe popullit te saj per, rolin e jashtezakonshem te Shteteve te Bashkuara ne procesin e gjate dhe te veshtire te clirimit dhe te pavaresimit te Kosoves. “Republika e Kosoves do t’iu jete pergjithmone mirenjohese Shteteve te Bashkuara te Amerikes per rolin e jashtezakonshem te tyre ne procesin e gjate dhe te veshtire te clirimit dhe te pavaresimit te vendit tone”, theksoi Presidenti i Republikes se Kosoves, dr. Fatmir Sejdiu. Ne takimin ku moren pjese edhe Tina Kaidanow, ambasadore e ShBA-ve ne Kosove dhe Skender Hyseni, minister i Puneve te Jashtme ne Qeverine e Kosoves, eshte diskutuar per proceset politike neper te cilat po kalon Kosova dhe per mundesite e thellimit te bashkepunimit te metejme mes te dy vendeve. Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, foli dje edhe per te ashtuquajturin Kuvend i Komunave te serbeve te Kosoves, duke e cilesuar ate si nje strukture ilegale. Kjo pasi, permes ketij Kuvendi, Beogradi po synon destabilizimin e Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›