E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koloriti i Vjenes, tifozet gjermane dhe spanjolle

Rruget e Vjenes jane mbushur dje nga mijera tifoze te Kombetares se Gjermanise dhe Spanjes, dy skuadrat finaliste te Kampionatit te 13-te Evropian, i cili u zhvillua nga data 7 deri ne 29 gusht. Atmosfera ishte aq festive sa per ta vertetuar kete mjafton te shikoje turmat e tifozeve kundershtare qe gezonin bashke me ndonje krikell te madh me birre apo ndonje gote me tekila. Kryeqyteti austriak nuk flinte prej 48 oresh, sapo u afishuan emrat e dy finalisteve. Por ajo qe te binte ne sy nuk ishte vetem numri i madh i tifozeve kundershtare, por edhe shume tifoze te tjere, ruse, austriake, turq dhe kroate festonin bashke me te tjeret. Nje grup tifozesh gjermane filluan te bertisnin bashke me altoparlantet “Adios Espana”, duke ironizuar spanjollet qe nga ana e tyre e kane si moto thirrjen “Viva Espana”. Por ka edhe nga ata qe preferojne te pine bashke nje gote kafe. Veronika, tifoze e Spanjes dhe Ana, tifoze e Gjermanise, ishin veshur me ngjyrat e kombit te tyre, por nuk e kishin aspak bezdi te shijojne nje filxhan kafe ne shoqerine e njera-tjetres. Por rremuja e vertete behej ne aeroport. Dje kane mberritur me linja ajrore 40.000 tifoze gjermane dhe 15.000 spanjolle, duke i dhene jo pak dhimbje koke policise austriake. 35 fluturime jane pershpejtuar dhe te tjere mbushnin pistat e aeroportit te Vjenes dhe te qyteteve perqark. E mbani mend Indiana Xhons? Edhe ai, Herrison Ford, kishte prenotuar nje vend ne tribune, ne krah te mbretit spanjoll Huan Karlos. Tifozet me te deshperuar ishin ata qe nuk kishin siguruar ende nje bilete dhe qe ofronin gjithcka per ta pasur nje te tille, madje dhe trupin e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›