E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ndaj Beogradit duhet ushtruar vetem presion”

UASHINGTON - Situata e krijuar ne Kosove ne kete periudhe kalimtare transferimi kompetencash si dhe perpjekjet e Beogradi per te siguruar nje ndarje de facto te Kosoves, ka ngjallur shqetesim tek mbeshtetesit perendimore te shtetit te ri. Ish-shefi i UNMIK-ut ne Kosove Soren Jessen Petersen dhe eksperti i Institutit Amerikan te Paqes, Daniel Server thone se rruga per ta shmangur kete skenar eshte presioni ndaj Serbise. Te dy ekspertet thone se gjendja e krijuar eshte kaotike ne kushtet e paqartesise se kompetencave nderkombetare dhe ndikimit qe Beogradi vazhdon te kete te serbet e veriut te Kosoves.

Daniel Server i Institutit te Paqes thote se duhet bere e qarte qe Kosova eshte e pavarur dhe e gjitha nen qeverisjen e Prishtines, por ai shpreh shqetesimin se nuk ka pasur hapa energjike per kete ceshtje. “Nga ana tjeter une e kuptoj qe nese nderhyn me energji the deshton, gjendja keqesohet me shume dhe behet kaos. Keshtu qe ka nevoje per ndihmen e Bashkimit Evropian dhe disi edhe te Kombeve te Bashkuara per te vendosur autoritetin e Prishtines ne ato zona, por objektivi duhet te jete qe te mos lejohet ndarja". Ai thote se te dyja organizatat duhet te kene nje plan per ta frenuar nje gje te tille.

Nderkaq, z.Jessen-Petersen, nje nga drejtuesit e nje zyre konsulence te quajtur "Diplomati i Pavarur", thote se Bashkimi Evropian duhet t'ia beje shume te qarte Serbise se nese do te ece drejt integrimit, duhet te heqe dore nga hapat qe synojne ndarjen e Kosoves. “Duhet te kete nje rrjedhe logjike ne deklaratat e Brukselit. Nuk mundet nga njera ane te thuash 'nuk do te lejojme kurre ndarjen' dhe nga ana tjeter te mos besh asgje nese ne fakt ndarja po ndodh ne praktike. Ky eshte investimi me i rendesishem politik dhe financiar qe Bashkimi Evropian ka ndermarre ndonjehere”, deklaron Petersen.

Megjithese z.Jessen-Petersen thote se deshira ekziston per integrimin e Serbise ne Bashkimin Evropian, ky proces nuk duhet te vazhdoje nese Serbia pengon rolin e Bashkimit Evropian ne Kosove.

Por z.Server eshte dakord. "Ne nuk duhet thjesht te shpresojme, por duhet te bejme presion ndaj Beogradit qe te sigurohemi qe qeveria e re atje ta kuptoje se ky qendrim per Kosoven do te demtoje perspektiven e Serbise per te hyre ne Bashkimin Evropian".

Ndersa serbet e Kosoves mbledhin te ashtuquajturin parlamentin e tyre, z.Server thote se eshte e qarte qe ai eshte i paligjshem. Megjithate, shton ai, Prishtina duhet ta beje te qarte se i mirepret serbet. “Eshte e qarte qe eshte Beogradi qe po pengon pjesemarrjen e serbeve ne Kosove ne institucionet kosovare. Dhe eshte ne interesin e Beogradit ta beje kete sepse programi i tyre eshte per ndarjen”. Por ai shton se ndersa serbet e zonave ne Jug te lumit Iber po e pranojne gradualisht pushtetit e Prishtines, nderhyrja e Beogradit po e pengon integrimin e serbeve ne veri te lumit. Ne fakt z.Petersen thote se masa te tilla si nxitja e mbledhjes se parlamentit serb te Kosoves, e bejne me te veshtire per serbet te shohin nje te ardhme atje. “Cka eshte edhe me serioze, keto masa sakrifikojne kryesisht dy te tretat e serbeve qe jetojne ne pjeset jugore dhe lindore te Kosoves, sepse nga keto masa nese kane si synim ndarjen, do te perfitonin vetem serbet e veriut te Kosoves, duke sakrifikuar shumicen e serbeve ne vend”.

Z.Petersen thote se ndersa autoritetet e Kosoves kane treguar maturi dhe durim keto muaj, ata duhet te punojne me intensivisht per njohjen e shtetit te ri nga me shume vende.

Te dy ekspertet thone se gjendja e krijuar si nga bllokimi diplomatik qe po ben Rusia per nje njohje te plote te Kosoves, ashtu edhe nga programi serb per ndarje, demton te gjitha vendet e rajonit, perfshire Maqedonine, Shqiperine, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinen, si nga pikepamja e sigurise, ashtu edhe e bashkepunimit rajonal.

Kuvend absurd

Analistet Server dhe Petersen vleresojne se i ashtuquajturi parlament i serbeve eshte i paligjshem. Ata tregojne se “eshte e qarte qe eshte Beogradi qe po pengon pjesemarrjen e serbeve ne Kosove ne institucionet kosovare. Dhe eshte ne interesin e Beogradit ta beje kete sepse programi i tyre eshte per ndarjen”. Analistet theksojne se ndersa serbet e zonave ne Jug te lumit Iber po e pranojne gradualisht pushtetit e Prishtines, nderhyrja e Beogradit po e pengon integrimin e serbeve ne veri te lumit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›