E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-policisë: Ju mbrojtët vendin nga një grusht shteti

Kreu i qeverisë ka zhvilluar një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku midis të tjerash foli edhe për demonstratën ku e cilësoi ku "një grusht prej 200-300 njerëz të paguar", që sulmuan me mjete të forta policinë dhe tentuan të dhunonin selinë e qeverisë.

“Ju në mënyrën më të pamerituar, në 21 janar, u përballët me një sulm barbar. Çdo gur, çdo hu, çdo zjarr kundër jush ishte një hu, një plumb për liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Ishte gjëja më e pamerituar. Sepse ju kishit faktuar në qindra raste se ishit për të mbrojtur rendin dhe qetësinë, për të garantuar protestën”, tha Berisha.

Sipas tij, forcat e rendit kanë ditur të dallojnë qytetarin nga kriminali, qytetarin nga banditi.“Ishte një grup prej 200- 300 të paguar, të cilët ndërmorën një sulm barbar ndaj jush dhe ndaj kryeministrisë, një skenar puçi i shpalosur ditën në drekë, puç i dështuar në mënyrën më të turpshme. Ju dëshmuat pathyeshmërinë e institucioneve tona”, vijoi.

Kryeministri vlerësoi se "nuk kishte asnjë tejkalim nga ana e forcave të rendit ndaj protestuesve", ndërsa shtoi se "nëse do të kishte ndonjë të tillë, nuk do të ishte në anën e Policisë së Shtetit"./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-24 16:14
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›