E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Gerdecit gjyqi shtyhet per here te 19-te

/ /

Shkak i deshtimit ishin serish problemet me avokatet dhe mungesa e te pandehurve ne proces. Shtyrja e seances se djeshme e coi ne 19 numrin e seancave te shtyra radhazi ne kete proces nderkohe qe zvarritja e procesit u be dje edhe shkak replikash mes gjykates dhe avokateve. Gjykata u gjend serish para deklaratave te leshuara nga autoritetet mjekesore per pamundesine shendetesore te dy prej te pandehurve ne proces. Te pandehurit Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci kishin paraqitur para gjykates nga nje deklarate ku pohonin se nuk kishin mundesi shendetesore per tu paraqitur ne

seance. Por sipas te dyja deklaratave te pandehurit ua hiqnin te drejten avokateve te tyre qe ti mbronin ne mungese. Mbrojtesi i te pandehurit Pinari avokati Bashkim Asllani ishte i pranishem ne seance por ai nuk pranoi te vijonte gjykimi. Klienti im ka paraqitur nje akt te shkruar. shte e konfirmuar gjendja e tij shendetesore. Une nuk mund te thyej vullnetin e te pandehurit pohoi avokati Asllani. Nderkohe pa rezultat ne zhbllokimin e procesit doli edhe zevendesimi i avokatit te te pandehurit Sokol Ngjeci me dy avokate kryesisht te caktuar nga gjykata. Avokatja Valentina Teodoresku u terhoq nga mbrojtja per arsye shendetesore. Ndersa avokatja Vjollca Pustina pohoi se nuk ishte e gatshme per te qene mbrojtese ne proces. Vleresoj njoftimin e gjykates por sjam e gatshme per vijimin e gjykimit si mbrojtese tha Pustina duke argumentuar se i nevojitej shume kohe per tu njohur me aktet e dosjes per shkak te volumit te saj te madh. Ngerci ku eshte perfshire procesi Gerdeci krijoi edhe debat dje mes gjyqtares Fatmira Hajdari dhe avokatit Maksi Haxhia. Gjyqtarja Hajdari i shprehu shqetesim avokatit ne lidhje me shtyrjet e njepasnjeshme te seancave duke etiketuar avokatet si shkaktare dhe kerkoi gjetjen e nje zgjidhjeje. Edhe une jam i shqetesuar por ne nuk mund te dalim jashte kornizave te ligjit u pergjigj avokati Haxhia duke pohuar se per problemin ne fjale kishte kontaktuar edhe me ministrin e drejtesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›