“Vjeshta” lë 15 të arrestuar në burg/ Gjykata e Sarandës jep vendimin për 20 të ndaluar, 5 në “arrest shtëpie”

Pas një seance maratonë të zhvilluar të martën Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 15 prej të arrestuarve në operacionin antidrogë dy ditë më parë në jug të vendit, ndërsa për 5 të tjerë është caktuar masa “Arrest në shtëpi”.
Arlind Osmani, Feliks Filja, Altin Arapi, Erjon Dido, Medi Myftaraj, Redian Arizi, Dhimitri Terolli, Fabjo Berhamaj, Klerjan Popshini, Devis Saliaj, Xhuliano Mejdi, Vasil Kaci, Shefqet Bezhani, Nazif Refitaj, Korado Omeri.
Andrea Babi, Bledar Kovaci, Elvis Demcaj, Nikolin Rakipi, Flatun Lalaj
Prokurorja e cështjes Esmeralda Basho kishte kërkuar masën e sigurimit arrest në burg pët të gjithë të arrestuarit, ndërkohë gjyqtarei Mexhit Docci ka lënë në fuqi këtë masë për 15 prej tyre.
Hetimi ndaj grupit kriminal që furnizonte me lëndë narkotike plazhet dhe lokalet e natës në zonën e Sarandës dhe Ksamilit ka zgjatur rreth dy muaj dhe është drejtuar nga prokurorja Basho. Në kuadër të hetimeve, mësohet se janë kryer edhe veprime me një agjent të infiltruar, i cili dyshohet se ka blerë lëndë narkotike nga disa prej personave nën hetim. Këto veprime janë dokumentuar nga autoritetet.
Gjatë kontrolleve të kryera policia sekuestroi 72 doza kokainë, 80 doza kanabis, dy armë zjarri pistoletë, katër automjete, 19 aparate celulare dhe një shumë parash në euro. Dy prej personave të arrestuarve iu gjetën edhe armë zjarri pistoletë.
Hetimet për këtë grup kishin nisur më herët. Më 31 korrik, policia arrestoi në flagrancë tre persona dhe sekuestroi 5 kilogramë kanabis, që dyshohet se do të shpërndahej në Sarandë dhe Ksamil.