E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia shton masat e sigurisë pranë Kuvendit në nisje të sesionit parlamentar

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Policia ka shtuar masat e sigurisë pranë godinës së Kuvendit, në kuadër të protestës së paralajmëruar për sot, në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Zona përreth Parlamentit është rrethuar me barriera metalike, ndërsa është shtuar prania e forcave të Policisë në perimetrin e institucionit.

Sipas raportimeve, është bllokuar edhe hyrja përballë Kalasë së Tiranës, ku janë vendosur një kordon policor dhe barriera metalike.

Masat e marra nga autoritetet synojnë të kufizojnë afrimin e protestuesve drejt godinës së Kuvendit dhe të garantojnë sigurinë gjatë zhvillimit të protestës.

Protesta zhvillohet në një kohë kur prej 100 ditësh vijon protesta qytetare para Kryeministrisë.

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, në orën 17:00, seancën plenare të nisjes së sesionit të tretë të Legjislaturës XI.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›