E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta pranë Kuvendit, tensione mes qytetarëve dhe policisë

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Protesta e qytetarëve është shoqëruar sot me tensione pranë Kuvendit teksa zhvillohej seanca plenare për hapjen e sesionit të tretë të Legjislaturës XI.

Gjatë tubimit ka pasur momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë shtuar praninë në zonat për rreth parlamentit.

Qytetarët u mblodhën në disa pika rreth godinës së Kuvendit dhe kundërshtuan vendosjen e kordonëve dhe masat e shtuara të sigurisë.

Disa protestues goditën me vezë ndaj punonjësve të policisë.

Raportohet për shoqërim në polici të protestuesve pasi kanë shkelur perimetrin e sigruisë duke tentuar t’i afrohen hyrjeve të parlamentit.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›