E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Sillni emrat e rinj për në KQZ, PS: Sparaqesim kandidatura

topalliTiranë- Pas dorëheqjes së dy anëtarëve të Partisë Socialiste në KQZ, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka kërkuar nga PS-ja emrat e rinj për zëvendësimn e tyre.

Nëpërmjet një letre drejtuar krut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, Topalli shprehet se është bërë administrimi i dorëheqjes së Denar Bibës dhe Albana Shtyllës dhe zëvendësimi i tyre sipas saj duhet të bëhet brenda 48 orësh.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pasi administroi dorëheqjet e z. Biba dhe znj. Shtylla, bazuar në pikën 3 të nenit 19 të Kodit zgjedhor, e cila thotë: Në rast se mandati i një anëtari të KQZ-së përfundon para kohe gjatë periudhës së zgjedhjeve, ai zëvendësohet nga Kuvendi sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 orë nga krijimi i vakancës, i kërkoi Kryetarit të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, z. Ruçi me shkresë nr.790, dt. 17.04.2013, që të sjellë, brenda afateve, propozimet e PS-së për zëvendësimin e dy anëtarëve të PS-së në KQZ. Kjo, e bazuar në pikën 2 të nenit 19 të Kodit zgjedhor, ku thuhet: …Të drejtën për propozimin e kandidaturave e ka i njëjti subjekt politik që kishte propozuar anëtarin.- thuhet në njftimin e Kuvendit.

Por ndërkohë, burime nga Partia Socialiste deklaruan se nuk do të dorëzohen kandidatura për zëvendësimin e dy vendeve të mbetura bosh nga dorëheqjet në KQZ. Sipas kësaj partie, pas zëvendësimit të dhunshëm të anëtarit Ilirian Muho, ky institucion ka humbur legjitimitetin ndaj dhe nuk do të paraqesë kandidatura brenda 48 orësh ashtu sikurse kërkon edhe kryetarja e Kuvendit në letrën drejtuar kreut të grupit socialist Gramoz Ruçi. Këtë qëndrim e kishte paralajmëruar më herët vetë kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, pas takimit me zyrtarin e Departamentiti Amerikan të Shtetit, Xhonatan Mur, kur tha se këtu nuk flasim për zëvendësim personash, këtu flasim për rikthimin në ligjshmëri të KQZ-së.

Hije bllokimi për zgjedhjet, PS-ja braktis KQZ-në, ikën edhe anëtari i dytë

Pas largimit të Denar Bibës nga KQZ, sot ka dhënë dorëheajen edhe anëtari i dytë i Parisë Socialiste, Albana Shtylla.

Ajo e ka dorëzuar kërkesën sot në orën 10:30 dhe arsyeja e largimit është shkarkimi në Kuvend i anëtarit të LSI-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirian Muho.

Ndërkohë një një deklaratë të shkurtër për mediat, ajo shprehet se votimi në Kuvend cënoi integritetin dhe pavarësinë e çdo anëtari në vendimmarrje.

Zbatimi ligjit dhe paanësia politike më karakterizuar gjatë karrierës sime. Medoj që kushdo që të ishte në vendin tim do të konstatonte se gjatë ushtrimit të profesionit, i cënohet integriteti dhe garancia ligjore, do të bënte të njëtin veprim. Theksoj zbatimin e ligjit dhe integritetin si gjëra të shtrenjta për mua. Nuk do të lejoj që të mi cënonjnë ato, siç është dhe rasti i anëtarit të KQZ-së,- tha ajo.

Një ditë më parë të njëjtën gjë bëri edhe nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i cili në shenjë proteste ndaj shkarkimit të Muhos dha dorëheqjen.

Dje, shumica e rastit e deputetëve të Kuvendit, duke votuar shkarkimin e një anëtari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me vetëdije apo nga papërgjegjshmëria, kreu një akt jashtëzakonisht shumë të rëndë në dëm të parimeve themelore të ndarjes së pushteteve, konstitucionalizmit dhe shtetit të së drejtës. Përtej argumenteve mbi nevojën për të balancuar politikisht KQZ, ky akt tregoi qartësisht dhe pa asnjë dyshim mungesën e plotë të vullnetit për të ndërtuar institucione të pavarura në Shqipëri. Sepse misioni i parë dhe i fundit i tyre nuk duhet të jetë ndërtimi i institucioneve të balancuara, por i institucioneve të pavarura,- u shpreh Biba.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›