Vlera e munguar e jetës
TIRANE - Kushtetuta e Shqipërisë (neni 21) sanksionon mbrojtjen e jetës së personit,(neni 26) ndalimin e ushtrimit të një pune të
detyruar, etj. Nga Kushtetuta burojnë ligje dhe akte të tjera ligjore dhe administrative, të cilat rregullojnë në mënyrë të detajuar zbatimin e këtyre parimeve kushtetuese. Ligjërisht “jeta” merr vlerën, vendin dhe rëndësinë që meriton. Të paktën formalisht, kuadri ligjor shqiptar duket i kompletuar, një përkthim i mirë i legjislacionit të vendeve të tjera në BE. Problemi me vlerën e jetës në Shqipëri, ashtu si me të gjithë legjislacionin shqiptar, nuk janë ligjet, nuk është forma; problem mbetet brendësia, zbatimi i tyre, ose më saktë, moszbatimi i tyre.
Kushtetuta dhe ne flasim për jetën dhe vlerat e saj por shifrat zyrtare dhe ndodhitë reale në shoqëri janë një dëshmi e mungesës së theksuar të kësaj vlere. Shqipëria regjistron çdo vit rreth 300-320 të vdekur në aksidente, shumica viktima të gabimeve njerëzore, por një pjesë e tyre dhe viktima të rrethanave të dyshimta apo kushteve teknike. Një pjesë e humbjeve janë të pashmangshme dhe universal (psh, sëmundjet), një pjesë vijnë si fenomen gati universal (aksidente, vrasje, aborde, etj), por në dallim nga vende e rrethana të tjera, në Shqipëri një pjesë e madhe e humbjeve njerëzore vijnë për shkaqe të caktuara, nga mosrespektimi i ligjit apo injorimi i parimeve minimale të ruajtjes së jetës.
Aspekti i parë janë humbjet për shkak të moszbatmit të ligjit. Gjatë vitit 2009-2010 vetëm në minierën e Bulqizës humbën jetën mbi 10 qytetarë të moshës madhore. Të gjithë në aksidente fatkeqe, të gjithë në përpjekje për të siguruar burime mbijetese për familjen. Raste të tilla janë tipike të vendeve parademokratike, shprehin nivelin e lartë të pasigurisë sociale, dhe mbeten një dëshmi e qartë e akteve korruptive dhe abuzive me ligjin. Nëse në Bulqisë do të ishte zbatuar ligji, 9 nga 10 rastet e vdekjeve do të ishin evituar, vetë miniera si vatër vdekjeje do të ishte mbyllur dhe përgjegjësit (firmat private) do të ishin përpara drejtësisë. Tek ne, nuk pati mbyllje të minierës, as ndalim të aktiviteteve ekonomike të firmave, as investim për kushte sigurie, Përkundrazi, pati vetëm një shqyrtim selektiv licensash dhe ndonjë gjobë simbolike për ndonjërën prej firmave private të përfshira. E njëjta logjike (mos)veprimi vlen edhe për rastet e tjera të ngjashme. Psh, nëse në plazh do të kishte ekzistuar ndihma e shpejtë, do të ishte zbatuar ligji për ndalimin e mjeteve motorike, do të kishte kontroll ligjor mbi higjenën dhe cilësinë ushqimore, atëherë Shqipëria cdo vit do të kursente të paktën 20-25 jetë të pafajshme.
Aspekti i dytë lidhet me mungesën e drejtësisë dhe përgjegjësisë për humbjet e jetëve në krye të detyrës. Gjatë vitit të kaluar ne pamë sesi 4 oficerë politike mbetën të vrarë në krye të detyrës, pamë sesi 10-15 punonjës të KESH ose të firmave private të ndërtimit, humbën jetën në krye të detyrës, etj. Humbjet e jetës të aksidenteve në punë ishin gjithashtu me dy shifra, siç kemi patur raste të humbjeve në jetët e mjekëve, mësuesve, ushtarakëve etj. Këto janë raste të pastra, në të cilat me veprim ose mosveprim, kanë pasojë kryerjen e një krimi të rëndë, dhe gjithësesi, në asnjë rast nuk pamë respekt të institucioneve të ligjit për jetën e cënuar; nuk pati procese hetimi tranparente dhe as përgjegjës përpara drejtësisë; nuk pati bllokim të aktivitetit për një ent publik e privat përgjegjës për mungesën e kushteve të sigurisë; nuk pati ndërhyrje ligjore dhe administrative parandaluese; dhe kështu, nuk kemi një ent shtetëror, publik e privat zyrtarisht përgjegjës, sic nuk kemi ende asnjë garanci se raste të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.
Aspekti i tretë lidhet me mungesën e instrumenteve ligjorë e administrativ parandalues të humbjeve njerëzore apo evitimit të rreziqeve për jetën. Dy shembuj të javës së fundit janë ilustruese për këtë analizë: një grua me fëmijët që mbron me jetë banesën e saj nga policia ndërtimore dhe rasti i dytë, punëtorët e një kompanie të madhe të huaj në Elbasan, të cilët hyjnë në grevë urie për shkak të dhunës së ushtruar kundër kolegëve të tyre nga pronarët dhe administratorët e huaj. Në dy rastet burimi i cënimit të jetës janë moszbatimi i ligjit dhe mungesa e instrumenteve garantues të legjislacionit mbrojtës. Nëse ligji do të ishte zbatuar, gruaja në Dajt nuk do të kishte ndërtuar banesën e saj pa leje, ajo do të ishte trajtuar e pastrehë nga shteti, ndaj saj do të ishte respektuar detyrimi ligjor për lajmërim me shkrim, ndofta dhe proces gjyqësor, dhe në fund, kur mjetet ligjore e administrative të ishin konsumuar, do vijohej me prishtjen e banesës. Kur në fakt, nga lista e gjatë e fazave dhe masave paraprake, shteti zbatoi vetëm të fundit, prishjen. Në rastin e Elbasanit, nëse marrëveshja me investitorët e huaj do kishte nene për mbrotjen e punëtorëve, nëse organizimi sindikalist do të ishte dëgjuar si duhet, nëse inspektorati I punës do të kishte verifikuar ankesat dhe nëse policia do të kishte hetuar dhunën e pretenduar, atëherë punëtorët nuk do të ishin në grevë urie. Edhe në këtë rast, shteti dhe pronarët zbatuan vetëm fazën/masën e fundit, konfliktin ekstrem.
A përbën kjo panoramë një kërcënim për shoqërinë, dhe në thelb, një kundërvënie ndaj neneve kushtetuese të cituara më sipër? Natyrisht që po. A janë duke u trajtuar raste të tilla me përgjegjësinë e duhur për të marrë masa parandaluese për të ardhmen? Fatkeqësisht që jo. A po shkon shoqëria shqiptare nga modeli i një shoqërie në krizë identiteti, në një model të shoqërisë ku interesi, fitimi, pushteti dhe korrupsioni janë dominuese mbi vlerat e jetës dhe drejtësisë? Fatkeqësisht që po. Kjo është edhe humbja më e madhe, më e madhe se çdo humbje tjetër njerezore, sepse një shoqëri që nuk tregon respekt për jetën, rrezikon të ketë një të ardhme jo vetëm të pasigurt.
(G.SH/BalkanWeb)