E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlerësim pozitiv strategjisë së Qeverisë

16/02/2010 KE interesohet për prodhimin e energjisë në Shqipëri

Kryeministri Berisha prezanton projektet në zhvillim

Komisioni Evropian vlerëson pozitivisht sjelljen e Qeverisë shqiptare në funksion të strategjisë dhe politikave të saj në funksion të prodhimit të energjisë dhe shfrytëzimit të burimeve të ndryshme. Delegacioni i Komisionit Evropian, nga Departamenti i Politikave të Energjisë dhe Transportit, kryesuar nga Samuele Furfari, ka bërë këto vlerësime gjatë takimit që patën ditën e djeshme me Kryeministrin Sali Berisha. Furfari ka cilësuar si vizionare dhe të efektshme jo vetëm për Shqipërinë, por mbarë rajonin dhe Evropën, qëndrimin e Qeverisë shqiptare në këtë drejtim. Ai tha se shtimi i projekteve private në këtë fushë dëshmon për suksesin e direktivave të Komisionit Evropian, mbajtur parasysh nga Qeveria shqiptare. Sipas Furfarit, kombinimi i energjive të prodhuara nga uji, era, dielli, djegia e fosileve, bërthamore etj. është domosdoshmëri dhe prioritet i Evropës, për të shkuar drejt rritjes së efecientës së përdorimit e prodhimit të energjisë, si dhe pavarësisë së Evropës nga burime e tregje jo të qëndrueshme. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i prezantoi delegacionit projektet në zhvillim për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve të prodhimit të energjisë në Shqipëri. “Qeveria shqiptare po ecën me hapa të shpejtë edhe në realizimin e një projekti investimi bërthamor në rang rajoni”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›