Po hartojmë një plan masash për stabilizimin e situatës
16/02/2010 Prefekti i qarkut Fier Hasaj
FIER- Prefekti i qarkut Fier Bujar Hasaj ka pohuar të gjitha problemet e shkaktuara në akset rrugore të qarkut Fier si rezultat i reshjeve, përmbytjeve dhe shkarjeve të dherave, si dhe ka përcaktuar së bashku me grupin e emergjencës pikat më nevralgjike dhe më të dobëtat në Fier. Si rezultat i rënies së shirave me intensitet kemi përmbytje në aksin rrugor Fier-Lushnjë në Mbrostar, shkarjes së dheut në Fier-Cakran, shkarje sheu në Fier-Vlorë në Levan, në Hekal të Mallakastrës, si dhe përmbytje në 5 ha që përbëjnë rreth 5 shtëpi në fshatin Hysgjoka. “Ne i kemi marrë të gjitha masat me ndërmarrjen e pastrimit dhe riparimin e rrugëve për kalimin lirshëm të mjeteve në vendet e përmbytura dhe shembjet e rrugëve”,-ka thënë prefekti i qarkut Fier Bujar Hasaj. Kemi marrë informacion për shkarje masive të 8 familjeve të rrezikuara në Hekal dhe kemi marrë masat për evakuimin e tyre. Kemi marrë masa për shkarjen e rrugës Fier-Cakran në 6 m linear rrugë dhe në bashkëpunim me komunën Cakran po punojnë mjetet për zhbllokimin e situatës”.