E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlerësimet e reja për shkallën e dëmeve nga erozioni

Siperfaqe toke në vendin tone jane perfshire nga erozioni, ndersa mijera hektare te tjere jane te kërcenuar nga i njejti fenomen. Monitorimet e fundit te specialisteve te QTTB Fushe-Krujë deshmojne te dhena se rreshqitjet e dherave po pasojne njera-tjetren ne zona te ndryshme te vendit, ku po e bejnë më shumë kritike situaten. Ky fenomen është konstatuar në të gjithë territorin e vendit dhe shfaqet në forma të ndryshme, si gërryerje sipërfaqësore e tokës, e brigjeve të lumenjve, e përrenjve, transporti i depozitimeve të ngurta e zhavorrëve, shkarje e shembje masive apo të lokalizuara, si dhe degradim fizik e kimik i tokave. Pasojat e erozionit të tokës janë humbja e funksioneve të tokës, siç është pjelloria e saj, dhe në fund të fundit humbja e vetë tokës.
Erozioni i tokës është fenomen i cili shkaktohet nga një kombinim faktorësh të tillë si: shkalla e pjerrësisë së terrenit, klima, përdorimi i papërshtatshëm i tokës, mbulesa bimore e tokës dhe shkatërrimet ekologjike siç janë djegia apo prerja e pakontrolluar e pyjeve. Rol më të madh në rritjen e erozionit në vendin tonë luan pjerrësia e madhe e terrenit (60 % e tokës bujqësore shtrihet në terrene të pjerrëta dhe shumë të pjerrëta). Ndikim në erozionin e lartë kanë edhe shkatërrimi i mbulesës bimore të tokës nëpërmjet zjarreve e prerjeve të shpeshta të pakontrolluara të pyjeve, mbikullotja etj., si dhe mungesa e investimeve për mbrojtjen e tokës, për ndërtimin e pritave malore, pyllëzimet e reja etj.Ndikim të veçantë në erozionin e tokës ka edhe vetë toka, tipi i saj, d.m.th. predispozicioni për t’u gërryer ose erodibiliteti i saj.
Sipas vlerësimeve të kryera nga specialistet e QTTB Fushe-Kruje lidhur me erodibilitetin e tokës, territori i Shqipërisë paraqitet: toka të predispozuara për t’u gërryer rreth 30 %(erozion i lartë), toka të predispozuara mesatarisht për t’u gërryer rreth 50% (erozion mesatar), dhe në rreth 20% të territorit përfshihen toka jo të prirura ndaj gërryerjes ose me erozion të lehtë.Ne zonen me rrezikshmeri te larte, futen zonat si Malesia e Madhe, Lezha, Shkodra e mandej, Gjirokastra, Delvina, Saranda e Tepelena, ku humbjet llogariten ne 60 ton/ha/vit. Me rrezikshmeri mesatare erozioni ështe Shqiperia e Mesme, si Fieri ,Lushnja, Durresi, Elbasani, Tiranë, Berat, ku humbjet llogariten ne 40 ton/ha/vit. Me prani rrisku jane dhe zonat ku humbjet llogariten ne 20 ton/ha/vit, ku perfshihen Tropoja, Kukesi, Librazhdi, Pogradeci, Kolonja, Devolli e të tjere.
Nga shkarjet e medha masive kemi shume familje qe kanë humbur shtepit, përrreth qyteteve Burrel, çorovodë, Poliçan, Rrëshen. Gramsh, Krujë, Librazhd, Përmet, Tiranë, Durrës, Lezhë, Pogradec, Vlorë etj., që shtrihen kryesisht në zonat kodrinore.
Masat nëpërmjet të cilave luftohet erozioni janë me karakter hidroteknik, bujqësor dhe biologjik.
Paraqitja grafike sipas rrezikut te baseneve ujor/1. Masa për mbrojtjen e tokës bujqësore (tokat arë, pemëtoret, ullishtat dhe vreshtat). Në këto toka duhet të mirëmbahen tokat e sistemuara, të aplikohen drejtë praktikat bujqësore (sistemi dhe drejtimi i punimit të tokës, ujitja, kullimi, sistemi i plehërimit, mbjelljet për të siguruar mbulesën bimore etj.), disiplinimi i ujërave të kullimit dhe ujitjes, rritja e investimeve për mbrojtjen e tokës në brigjet e lumenjve etj. 2. Mbrojtjen e tokave të papunuara. Këto toka, që zënë sipërfaqe rreth 1.9 milion ha (ku përfshihen 1 milion ha pyje, 400 mijë ha kullota dhe rreth 500 mijë ha sipërfaqe të zhveshura) masat mbrojtëse më efektive kundër erozionit do të ishin: mbrojtja e pyjeve ekzistuese nga prerjet e pakontrolluara dhe nga zjarret, ndalimi i kullotjes në masivet e zhveshura dhe të varfëra në bimësi etj. 3.Kufizimin e dëmtimeve nga depozitimet e gërryera dhe lumenjtë. Në këtë drejtim duhet të aplikohen masa për mbrojtjen e brigjeve të lumenjve nëpërmjet ndërtimit të veprave mbrojtëse hidroteknike dhe mbjelljes së fidanëve pyjorë në shtretërit e tyre, për të minimizuar fuqinë gërryese të lumenjve. Ndikim në mbrojtjen e brigjeve do të ketë edhe reduktimi i aktivitetit të shfrytëzimit të inerteve për ndërtime. 4. Zyrat e Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës në qarqe, bashki e komuna, shumë kompetenca u transferuan nga pushteti qendror në administratën lokale. Ndërkohë që komunitetet lokale janë përgjegjëse për mbrojtjen e fermave të tyre dhe vendimet merren nga njerëzit të cilët janë të prekur direkt për zbatimin praktik të programeve për kontrollin e erozionit. Kalimi i kompetencave në administratën lokale bën që investimet apo programet të jenë më efektive në dobi të mbrojtjes së tokës, të jenë të bashkërenduara me pushtetin vendor dhe fermerët. Gjithashtu, strukturat lokale të mbrojtjes së tokës dhe mjedisit, janë më të prirur dhe përgjegjës të drejtëpërdrejtë për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e tokës dhe të mjedisit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›