Berisha: Aksidentet po rriten, mungon sinjalistika
TIRANE- Kryeministri shqiptar tërheq sërish vëmendjen për aksidentet rrugore , të cilat “kanë tendence në rritje” dhe siguria .
I ftuar në konferencën për sigurinë rrugore Berisha vuri gishtin në mungesën e sinjalistikës rrugore si dhe në edukimin e pakët të popullsisë për të evituar aksidentet.
“Aksidentet janë vrasës të qytetarëve. Rrugët vuajnë për standardet e sigurisë dhe sinjalistika dhe nuk ka përpjekje për edukimin e popullatës.
Berisha propozon plane konkrete për parandalimin e aksidenteve të cilat “rriten nga viti në vit”
Aksidentet rrugore janë të shpeshta në rrugët kombëtare. Sot në mëngjes dy persona gjetën vdekjen dhe një tjetër u plagos në një aksident automobilistik të ndodhur në autostradën Tiranë- Vorë.
Pak kohë më parë në analizën e përgjithshme të drejtorisë së policisë rrugore Berisha kërkoi më shumë angazhim nga policia për parandalimin e aksidenteve.
(s.g/Balkanweb)