E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlerësimi i maturantëve, drejtoresha e "Partizanit" komenton urdhërin

Pjesa thelbësore e urdhërit të ri të ministrit të Arsimit për klasat e dhjeta, ka të bëjë me lëndët me zgjedhje. Kështu ka deklaruar drejtoresha e gjimnazit "Partizani" në kryeqytet, zonja Luljeta Basha. Sipas saj lëndët me zgjedhje janë pjesë që shoqërohen me kredite, të cilat nëse nuk merren deri në vitin e fundit të shkollës, nxënësi penalizohet me mos hyrje në provime të maturës.
Ndërkohë sa i përket vendimit të përfolur se nxënësit do të vlerësohen në një mënyre tjetër ku pjesën më të madhe të vlerësimit e përbëjnë provimet dhe mungesat , drejtoresha e "Partizani"-t Luljeta Basha , ka deklaruar se ky udhëzim nuk është në trajtë ligji dhe nuk hyn në urdhërin e ri të ministrit.
Ndërkoë që një ditë më parë, disa nxënës të shkollës se mesme "Qemal Stafa" kanë protestuar në lidhje me vendimin për mënyren e re të vlerësimit të tyre gjatë klasës së dhjetë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›