Blloqet e banimit, ende asnjë investim në gjelbërim
Në lagjet e banuara të kryeqytetit ende mungon gjelbërimi. Bashkia e Tiranës në këtë drejtim nuk ka bërë asnjë investim. Ky është mendimi i qytetarëve, të cilët edhe këtë vit kanë insistuar në problemin e gjelbërimit. Madje krahasuar me vitin 2008, mungesa e gjelbërimit, radhitet prej tyre si një nga tre problemet më kryesore të qytetit.
Problemet
Ankesat për mungesën e gjelbërimit jo vetëm në lagjet e banuara por edhe mungesë investimesh në parqet ekzistuese dhe shtimin për tej të zonave të gjelbërta.
Këto janë kërkesat e banorëve të Tiranës për gjelbërimin të cilat janë shkëputur nga botimi i përvitshëm “Transparenca 2009”, botim i bashkisë. Në këtë botim deklarohet se rreth 49 % e qytetarëve mendojnë së është punuar mirë dhe shumë mirë për shtimin e zonave të gjelbërta. Ndërkohë që problemi më i klikuar për gjelbërimin mbetet shtimi i zonave të gjelbërta në lagjet e banuara të qytetit dhe vetëm 21 % e tyre mendojnë se është punuar keq ose shumë keq. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm qytetarësh (30%), mendojnë se duhet punuar më shumë në këtë drejtim. Kjo shpjegon edhe vendosjen e këtij shërbimi, si një nga prioritetet e qytetarëve të Tiranës.
“Të pyetur për prioritetet brenda këtij shërbimi, qytetarët mendojnë se duhet kushtuar
vëmendje në tre drejtime, shtimin e zonave të gjelbërta në lagjet dhe zonat e
banuara, sistemimin dhe përmirësimin e parqeve ekzistuese, Bashkia duhet të punojë për shtimin e gjelbërimit në rrugët e qytetit”- deklarohet në botim.
Një tjetër cështje e prekur nga qytetarët janë edhe parqet, ku 41% e qytetarëve mendojnë se është punuar mirë dhe shumë mirë për përmirësimin e Parkut të Liqenit Artificial. e ciëlsuar si mushkëria e Tiranës, qytetarët i kanë kërkuar bashkisë që Liqenin Artificial ta sistemojë dhe të kontribuojë në ruajtjen e tij. “ Duhet të ketë më shumë siguri dhe të mirëmbahet vazhdimisht ky park si dhe të rivitalizohet aktivitet”-vijojnë më tej kërkesat e banorëve.
Gjelbërimi
Gjelbërimi në kryeqytet vazhdon të jetë një ndër tre problemet më të klikuara nga kryeqytetasit dhe kjo me të drejtë pasi duket se Tirana nga dita në ditë po kthehet në mbretërinë e ndërtesave. Por një ndër ambiciet e Tiranës, e parashikuar kjo ehd enga plani rregullues i qytetit thuhet se do të shtohen 175 ha gjelbërim. Nga ana tjetër nga specialistët e bashkisë thuhet se gjelbërimi në kryeqytet nga vitit 2000 është rritur ndjeshëm. “Në vitin 2000 kishte 3.1 metër katror gjelbërim për person dhe sot ka 4.3 metër katror gjelbërim për person”,-deklarojnë specialistët e bashkisë. Gjatë kohës së prezantimit të planit, zv/ministri i mjedisit Taulant Bino për gazetën ishte shprehur se aktualisht gjelbërimi në Tiranë është 3 m2 për frymë dhe se kjo ishte norma më e ulët e hapësirave të gjelbra të kryeqyteteve në Evropë ndaj dhe kërkesa për dyfishimin e kësaj norme është shumë e vështirë.