Jude Law urren të jetë zemërthyes

37 vjeçar-i thotë që pret me pa durim që të arrij në moshën 40 vjeçare dhe ti lejoj të rinjtë të marrin rolet e zemërthyerve.
“Unë jam në kulmin e karrierës sime dhe nuk kam frikë aspak nga e ardhmja, e pres me pa durim”, ka thënë Law për revistën Sueddeutsche Zeitung.
“Unë i mirëpresë të rinjtë të jenë në qendër të vëmendjes. Burrat si Robert Pattinson e shumë të tjerë duhet të luajnë role të këtilla”.
Jude thotë që unë kam tërhequr vëmendjen e femrave për shkak që kam pasur gjithmonë role të një zemërthyesi .
Qëllimi im ka qenë gjithmonë që unë të njihem si një aktor i mirë, jo për shkak të pamjes sime.
“Kur ti papritur shfaqesh në skenë dhe jeni një fytyrë e re atëherë qendra është e kthyer kah ju. Unë e përjetova këtë rreth të 20-ve dhe vërtet jam gjendur në një situatë të vështirë”, ka thënë ai në këtë intervistë.
Jude është duke pritur me padurim për ti mbushur të 40-at dhe është shumë i emocionuar që po bëhet më i vjetër.
Kur e pyetëm Jude se çfarë mendoni që është e mira e kësaj moshe, ai u përgjigj duke bërë shaka:
“Që mund të marr një sy gjumë sa herë që të dua dhe mund të them më fund çfarë dua të them”.