E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adelina bën parti politike

Këngëtarja Adelina Ismajli ka pohuar për gazetën “Panorama” të Shqipërisë së dëshiron të formojë një parti politike.

Këngëtarja e cila një kohë të gjatë nuk është duke jetuar në Kosovë por në Zvicër ka thënë se dëshiron të formoj parti të vetën.

“Kam ndërmend të merrem me politikë”, ka thënë Adelina.

Ajo është pyetur nga gazeta se mos është duke ndjekur kështu shembullin e Çiljetës dhe cilin profil politik do ta këtë partia e saj.

“Unë nuk kopjoj askënd. Nuk angazhohem në asnjë krah të politikës, qoftë djathtas, qoftë majtas. Nuk ndjek as shembullin e Çiljetës që u përfshi në Partinë e Demokratike Shqiptare dhe as Chicholinës dikur, që e afroi në politikë Berlusconi. Thashë që unë jam Adelina Ismaili dhe do bëj partinë time”, ka thënë ajo në një prononcim për këtë gazetë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›