E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vleshmëria e grevës, PD : Çfarë fshihet nën fletët e çadrave

"Shqiptarët e kuptojnë se Rama ka frikë ti hapë fletët e çadrave nga punonjësit e shëndetësisë"

PD-ja këmbëngul në kërkesën e saj drejtuar kryesocialistit Edi Rama për bërjen e transparencës në lidhje me kushtet dhe trajtimin e grevistëve socialistë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Por ajo ngre dyshime për vlesërinë e grevës nisur nga hermetizmi që Rama i ka berë grevës duke mos lejuar mjekët që të hyjnë brenda në cadra. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, duke akuzuar drejtuesit e PS-së, theksoi dje se shqiptarët duhet të dinë se përse mjekët e shërbimit shëndetësor shtetëror nuk lejohen të hyjnë në çadra. Çfarë fshihet prapa fletëve të çadrave që ti ke frikë se mos shërbimi zyrtar shëndetësor do ta nxjerrë në shesh? Çfarë fsheh ti në fletët e çadrave kur nuk lejon shërbimin sanitar të kontrollojë edhe për kushtet bazë të të burgosurve të tu?, - u shpreh Mëhilli. Nga ana tjetër, ajo shtoi: Shqiptarët e kuptojnë se Rama ka frikë ti hapë fletët e çadrave nga punonjësit e shëndetësisë dhe shërbimeve sanitare të cilët i ke zëvendësuar me militant fanatikë duke shkelur kështu çdo kod etik dhe moral. Deklarata e PD-së në ditën e 13-të të grevës ka qenë edhe më e ashpër, duke kujtuar lidhjet mafioze, sipas deklaratës, të një pjese të lidershipit të PS-së. Sot u bënë plot 13 ditë që Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Xhelil Gjoni, Dashnor Myslym Peza bllokojnë shërbimin zyrtar shëndetësor, duke e trajtuar kampin e vendosur në bulevardin e kombit si një bodrum apo shpellë të koskave mafioze ku mund të hyjnë vetëm të besuarit e kumbarës, - u shpreh Mëhilli. Duke theksuar dhe një herë shkeljen që ka të bëjnë me kurimin dhe kontrollin e grevistëve, Mëhilli shtoi se ky akt i bllokimit të shërbimit zyrtar shëndetësor në çadrat e burgut Rama Ruçi është një dhunim flagrant i të drejtave ndërkombëtare, i Konventës së Gjenevës dhe Vendimeve të Strasburgut mbi trajtimin e të burgosurve, robërve dhe grevistëve të urisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›