Vllaznia, 500 mijë lekë gjobë Smajlit
Te Vllaznia, vlera e një kartoni të verdhë është 250 mijë lekë të vjetra. Ky është standardi më i fundit i vendosur nga klubi shkodran në dëm të njërit prej futbollistëve të saj më luftarakë në këtë edicion. Mesfushori lezhjan, Smajli, është njeriu që do ta vuajë këtë standard. Gjatë ndeshjes së shumëpërfolur për manovër të qëllimtë të Vllaznisë, e cila fitoi në fushë 3-2 ndaj Skënderbeut, por duket se do ta humbasë ndeshjen në tavolinë për aktivizim të parregullt të sulmuesit të ri Nika, lezhjani Smajli u ndëshkua me dy kartonë të verdhë dhe për rrjedhojë një i kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë për 35 minutat e mbetura. Kjo komplikoi lojën e kuqebluve, ndaj klubi vendosi dje të ndëshkonte lojtarin me 500 mijë lekë të vjetra. Mungesa e Smajlit mund t’i kushtojë Vllaznisë në ndeshjen e kësaj jave në shtëpinë e Kastriotit.
#