E Diel, 1 Nëntor 2026

Laçi: Po mundohen të na shkatërrojnë

Partizani

Administratori i Partizanit, Paro Laçi, ka vazhduar të hedhë akuza për ekzistencën e një sistemi që po punon për të shkatërruar klubin historik. Humbja e skuadrës në Lushnjë, rrezikon seriozisht ambiciet e të kuqve për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Kjo ishte goditja e fundit e një serie episodesh që filluan me konfliktin me pronarët e truallit të klubit, krisjen e radhës me Albert Xhanin dhe arrestimin e më pas lirimin e Laçit. “Partizanin duan ta shkatërrojë dhe presioni është i gjithanshëm. Por ky klub nuk mund të merret nëpër këmbë, si po tentojnë të bëjnë”, tha ai. Sa për humbjen, Laçi shtoi: “Kemi dalë nga objektivat. Tani nuk kemi më shpresa; na kanë mbetur vetëm shanset matematike për t’u ngjitur në elitë dhe të synojmë të përfitojmë nga gabimet e rivalëve”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›