Vllaznia e "sëmurë", nuk gjen dot golinVetem1 gol ne 3 ndeshje, kjo nuk shkon per nje klub si Vllaznia

Publikoje ne:
Vllaznia e këtij sezoni duket së e kanë zënë para-ethet e gripit. Nënkampionët e Shqipërisë kanë humbur dy e zhvilluara në transfertë, nga tre javë që janë zhvilluar deri tani. Shkodranët humbën me Besën (2-0, java 1) dhe Kastriotin (1-0, java 3). Mesa duket kuqeblutë, formacioni i vetëm shqiptar që mundi të kalojë një tur eliminator në Ligat e Europës, ende nuk e kanë marrë veten nga humba e dyfishtë me Rapidin e Vjenës, ku pësoi 8 gola në takime pa shënuar asnjë. Të vetmen fitore skuadra e drejtuar nga Hasan Lika ka fituar vetëm me Apoloninë 1-0: goli u shënua në minutën e 93-të nga Ilir Nallbani. Vetem1 gol ne 3 ndeshje, kjo nuk shkon per nje klub si Vllaznia. Presidenti Valter Fushaj synon dy trofetë, por mesa duket...duhet të rinovojë objektivat.
E Diele, 13 Shtator 2009