E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vllaznia i kthehet fitoreve në Ligën Unike

Vllaznia në basketboll për meshkuj i është rikthyer fitoreve në Ligën Unike, Shqipëri-Kosovë, pas një periudhe dymujore. Për herë të fundit kuqeblutë kishin triumfuar ndaj Tiranës, 87-68, ndërsa të enjten në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës mundën Kamza Basket, 85-79. Kjo ishte dhe fitorja e parë e trajnerit të ri të Vllaznisë, Fabian Gjuka, ndërsa kuqeblutë e kanë vënë nën kontroll ndeshjen që në fillim.

Kanë fituar periodën e parë 24-18. Më pas të dytën 27-21 dhe në pushim kanë kryesuar 51-39. Mundohet të reagojë Kamza Basket në periodën e tretë, të cilën duke e fituar 14-25 ka ngushtuar në 65-64. Vllaznia nuk lëshon më. Fiton periodën e katërt 20-15 dhe krejt ndeshjen 85-79. Ndërkohë kryesuesja e Ligës Unike, Shqipëri – Kosovë, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Pejës, 90-87.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›