E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia katapultohet ne vend te trete

Ka qene nje fundjave plot bereqet per Vllaznine. Shkodranet kane fituar lehtesisht me vendin e fundit ne renditje, fale dy golave te shenuar ne fundin e cdo pjese. Delain dhe Jufusi kane vulosur ate qe ne Shkoder u quajt me te drejte katapultim. Vllaznia perfiton nga barazimi i Tiranes e Beses, si dhe nga humbja e Elbasanit per te marre vendin e trete ne renditje. Kuqeblute e kane dominuar krejt takimin, perjashto ndonje shkendije te vogel te Skenderbeut me ane te Shtupines. Ne fillim e cel rezultatin Sasha Delain, qe tund rrjeten korcare ne minuten e pare shtese te pjeses se pare. Fraksioni i dyte flet teresisht per Vllaznine, por edhe ne kete pjese, eshte minuta e fundit qe sjell gol. Alban Jufusi ka dyfishuar shifrat dhe ka siguruar vendin e trete te shkodraneve.
Ilir Gjyla mori nje pike te vlefshme ndaj Beses ne debutimin e tij si trajner i Beselidhjes ne takimin Beselidhja-Besa (2-2), edhe pse lezhjanet luajten per shume minuta me dhjete lojtare, pas ndeshkimit me karton te kuq (dy te verdha) te Ivanajt. Dy here kaloi ne avantazh skuadra e Sulejman Staroves dhe ne te dyja rastet Beselidhja gjeti force per baraspeshuar golat. Enkel Alikaj realizoi ne minuten e 39-te per Besen. Bernard Toma barazoi 1-1 ne te 56’. Shqiptari nga Maqedonia, 34-vjecari me pervoje te madhe nderkombetare, Artim Shaqiri, shenoi golin e avantazhit te dyte ne minuten e 67’, por maqedonasi Goce Petrevski i dhuroi piken e cmuar trajnerit Gjyla ne minuten e fundit te takimit, ne te 90’.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›