E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia kërkon Oriand Abazajn

Është lojtar i lirë nga Tirana, stërvitet cdo ditë me Kastriotin, por e kërkojnë Elbasani, Shkumbini dhe së fundi edhe Vllaznia. Fjala është për sulmuesin Oriand Abazaj, i cili fitoi "lirinë" nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Drejtuesit shkodranë i kanë paraqitur një ofertën e tyre, që sipas burimeve pranë stafit shkodran e ka joshur lojtarin.
Abazaj i blerë nga Tirana në pjesën e dytë të sezonit të kaluar (8 gola me Kastriotin, 4 gola me Tiranën), nuk arriti ta gjejë rrugën e golit gjatë 17 javëve të para, ku në një farë mënyre ndikoi edhe aktivizimi i pakët i tij si nga ish-trajneri Sulejman Starova, por dhe nga ai akutual i Tiranës, Astrit Hafizi.
Abazaj për një kohë jo të gjatë u kthye në cështje në shtëpinë bardheblu, pas përjashtimit nga Hafizi për shkak të thyerjes së rregullores së brendshme të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›