E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia kërkon gjyqtarë të huaj për gjysmëfinalen

Tiranë - Klubi i Vllaznisë kërkon gjyqtarë të huaj për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ku përballë do të ketë skuadrën e Tiranës.

Presidenti i shkodranëve, Valter Fushaj, nisi sot kërkesën drejt FSHF-së për gjyqtarin e ndeshjes së kthimit, e cila do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme në stadiumin “Qemal Stafa”.

Ndeshja e parë mes Vllaznisë dhe Tiranës për gjysmëfinalen e kupës përfundoi 0-0 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Vllaznia dhe Tirana janë edhe dy ekipet të cilat po luftojnë njëra-tjetrën në Super Ligë. Tirana kryeson kampionatin me 55 pikë, ndërsa Vllaznia e ndjek me një pikë më pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›