Josa do të marrë rrogat e papaguara nga Elbasani
Tiranë - Mirel Josa do të marrë nga klubi i Elbasanit tre rrogat e papaguara gjatë kohës që ai drejtonte këtë skuadër.
Ky vendim është marrë sot nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, pas kërkesës së depozituar nga ish-trajneri i Elbasanit.
“Elbasani duhet ti paguajë Mirel Josës tre rroga mujore që kapin shumën totale prej 750 000 lekësh”, thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës.
Më poshtë do të paraqesim të gjitha vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së.
1. Lojtarët e KF Përmetit:
a. Emiljano Shehaj;
b . Enea Shanaj
për ofendim e goditje të arbitrit pezullohen nga 1 vit secili dhe gjobiten me 100.000 lekë.
2. Lojtarët e ekipeve “U-19”:
a. Igli Memushi i ekipit “U-19” Dinamo
b. Besnik Belba i ekipit “U-19” Besa
për ofendim dhe tentativë goditje të arbitrit pezullohen 3 ndeshje dhe gjobiten me nga 10.000 lekë.
3. Ekipi “U-17” i Skraparit, për mos paraqitje në ndeshje me ekipin “U-17” të Sopotit e humbet ndeshjen me rezultatin 2:0.
4. Ekipet “U-19” te Rozafës dhe “U-19” Dajti për braktisje dhe mospranim të fillimit të ndeshjes nga të dy ekipet
vlerësohen me 0 pikë për këtë ndeshje dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi ne baze te nenit 24/35 te K.D.S.
5. Pranimin pjesërisht të kërkesës së ish trajnerit të KF Elbasanit, Mirel Josa, që bënë detyrimin e KF Elbasanit të paguajë 3 rroga mujore me shumën totale prej 750.000 lekë të kontratës.
6. Lojtari i KF Tirana, Devis Mukaj, për mos zbatim të dispozitave të disiplinës sportive dënohet me 50.000 lekë.