E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria A fiton 13-0 me U17Sulmuesi i Augsburgut, Edmond Kapllani, i cili u aktivizua në pjesën e dytë shënoi gjashtë gola, ndërsa shtatë golat e tjerë mbajnë firmat e Skelës (2), Salihi (2), Duro (1), Berisha (1), Agolli (1).

Duket se skemat e Josip Kuzhez kanë filluar të funksionojnë. Kombëtarja e madhe fitoi 13-0 testin e kontrollit kundër përfaqësueses U-17. Takimi u zhvillua në “Niko Dovana” të Durrësit

Shqipëria A shënoi gjashtë gola në pjesën e parë dhe shtatë në pjesën e dytë. I vetmi që nuk shënoi nga sulmuesit ishte Erjon Bogdani.

Sulmuesi i Augsburgut,  Edmond Kapllani, i cili u aktivizua në pjesën e dytë shënoi gjashtë gola, ndërsa shtatë golat e tjerë mbajnë firmat e Skelës (2), Salihi (2), Duro (1), Berisha (1), Agolli (1).

A do të shënojë kundër Portugalisë, kjo mbetet për t’u parë, më 6 qershor, por Kuzhe pranoi pas takimit se kishte marrë sinjale të mira.

Shqipëria në pjesën e parë:

Hidi;
Lila, Cana, Beqiri, Agolli
Bulku, Skela, Duro, Lika
Berisha Bogdani

Shqipëria në pjesën e dytë:

Ujkani
Teli, Vrapi, Sefa, Vangjeli
Muzaka, Bakaj, Bylykbashi, Hyka
Salihi, Kapllani

* Vila u aktivizua ne vend te Salihit (58’)

E Merkure, 03 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›