E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi: “Presionin e kanë kundërshtarët tanë”Sulmuesi: “Trajneri Kuzhe po përqendrohet shumë në krijimin e frymës së grupit. Këtë po e bën në mënyrë teorike dhe në fushë. Kuzhe po kërkon t’ua ngulitë në kokë të gjithë futbollistëve mënyrën se s

Sulmuesi Hamdi Salihi, autor i 14 golave me skuadrën e tij në SV Ried në Austri, pohoi se forca e Portugalisë njihet nga të gjithë, dhe nuk ka nevojë të komentohet gjatë. “Aq më tepër që këtë radhë u duhet patjetër fitorja, - shtoi shkodrani. “Është e vetmja rrugë që i çon drejt kualifikimit për në Botëror. Ky presion që ekziston në kampin portugez na favorizon. Mungesa e golave të kombëtares është një pikë ku mund të diskutohet gjatë. Te Riedi kam kaluar formë të mirë, kam shënuar rregullisht dhe dëshiroj që këtë ta bëj edhe me kombëtaren”, - theksoi Salihi, autor i vetëm një goli me Kombëtaren në një miqësore kundër Maltës. 

“Trajneri Kuzhe po përqendrohet shumë në krijimin e frymës së grupit. Këtë po e bën në mënyrë teorike dhe në fushë. Kuzhe po kërkon t’ua ngulitë në kokë të gjithë futbollistëve mënyrën se si ndërtohet një grup i fortë. Duhet vlerësuar puna e të gjithë trajnerëve të kombëtares. Bariçi, me të cilin kemi arritur rezultate shumë të mirë, duhet vlerësuar në maksimum. Ari Hani ka qenë për një kohë të shkurtër, u largua për rezultate të dobëta, por ne nuk duhet ta përbaltim punën e tij. Kuzhen do ta vlerësojmë pas disa ndeshjeve. Shturmi? Më është bërë ofertë konkrete nga Shturmi, por edhe nga skuadra të tjera. Deri në gusht mund të ndodhë gjithçka”, - përfundoi një nga katër sulmuesit që ka në dispozicion Kuzhe, së bashku edhe me Bogdanin, Kapllanin e Berishën. 

E Merkure, 03 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›