E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia largon pesë titullarë

Vllaznia do të largojë pesë futbollistë nga grupi që mbylli kampionatin e kaluar e fitoi Kupën e Shqipërisë. Kështu duke nisur nga portieri Armir Grima, Suad Lici, Uliks Kotrri, Maringlen Kapaj e Ilir Dibra, nuk do të veshin fanellën kuqeblu të formacionit shkodran.
Në dyshim është edhe kongolezi Sasha Delain, i cili kërkon rritje kontrate. Vllaznia, që do të kryejë fazën përgatitore në Malin e ZI, në kuadër të kualifikueseve të Kupës UEFA, nënshkroi para disa ditësh me Smajlin, Shtubinën e Rraboshtën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›