E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia mbahet ne Superiore, largohet Tirana nga Evropa

Aranit Muraci
Rezultate befasuese jane shenuar edhe pas ndeshjeve te javes se 25-te te Kategorise Superiore. Takimet e fundit jane kthyer ne nje gare te forte mes skuadrave qe rrezikojne renien ne nje kategori me poshte, duke bere qe keto t'i fundit te fitojne ndeshjet ndaj kundershtareve me te forte, brenda dhe jashte fushes se tyre. Kesisoj, kur mbeten edhe pak jave nga mbyllja e kampionatit, perballjet direkte mes tyre do te vendosin mbi fatet e seciles skuader, qe rrezikon renien dhe synon nje vend ne Kupat e Evropes. Sakaq, duhet theksuar se Flamurtari ka fituar me Besen ne Kavaje dhe Vllaznia po ashtu ne Tirane, ndaj bardhebluve. Keta te fundit kane zbritur ne vend te peste dhe aktualisht ndodhen jashte pjesemarrjes se tyre ne Evrope. Vllaznia, fale golit te Haxhibuilicit, i cili shenoi triumfin ne fund te ndeshjes se djeshme, ka mundur te marre maksimumin ndaj kampioneve ne fuqi. Fitorja per ekipin e Vllaznise ka pasur vlera te medha, teksa trajneri Edi Martini ne fund te ndeshjes u shpreh se perpjekjet e lojtareve te tij kane qene maksimale dhe vuri theksin se cdo jave e mbetur mbetet si nje finale per Vllaznine, per mos rrezikuar renien. Gjergj Muzaka shenoi i pari nga pika a bardhe, por miqte barazuan ne pjesen e pare me Rajovic dhe permbysen rezultatin e ndeshjes. Humbja e Tiranes mori permasa edhe me te medha, pasi fitoreve te Shkumbinit dhe Lacit. Kampionet ne fuqi zbriten ne vend te peste, duke vene ne rrezik edhe bileten evropiane. Kane qene disa rezultate zhgenjyese te Tiranes, ne ndeshjet e fundit ato qe kane komplikuar pjesemarrjen e tyre ne Evrope. Laci nuk ka falur ne fushe te tij, duke mundur 2-0 ekipin e Apolonise. Po ashtu edhe Shkumbini mori maksimumin ndaj Teutes dhe eshte ngjitur ne klasifikim, duke pretenduar nje bilete evropiane. Dy ekipet qe jane mundur ne javen e fundit, Teuta dhe Apolonia konsideroheshin me pare, ashtu si Tirana, pretendente te mundshme per te konkurruar ne Evrope. Por ka ndodhur qe objektivat e tyre te permbysen ne fazen e trete te kampionatit dhe deri ne mbyllje te sezonit ato do te kerkojne mbijetesen ne Superiore.
Laci prek historine, fitorja me Apolonine e ngjit ne zonen evropiane
Laci eshte ngjitur, pas fitores se djeshme me Apolonine, ne vend te trete te kampionatit dhe ka prekur keshtu historine, duke u pozicionuar si rralle ndonje here tjeter. Skuadra debutuese pas disa rezultateve pozitive qe ka siguruar ne javet e fundit eshte ngjitur ne nje pozicion komod, qe i siguron edhe pjesemarrjen ne Kupa e Evropes, gje qe do te ishte historike per debutuesit e ketij sezoni. Ndonese Laci ishte mundur nga Tirana, pak jave me pare, ne nje prej tentativave te para per te marre vendin e trete, nuk eshte dorezuar nga endrra e madhe evropiane. Ne ndeshjen e djeshme me Apolonine, ekipi vendas e siguroi fitoren brenda pjeses se pare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›