E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, merr jetë një pistë malazeze

Trajneri

Sezoni është mbyllur, ndërsa Vllaznia është në kërkim të trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm. Edhe pse nuk e kanë me ngut, drejtuesit shkodranë duket se i janë futur “me kokë” punës për të gjetur zëvendësin e të shkarkuarit Edi Martini. Për momentin janë përfolur shumë emra me peshë nga trajningu shqiptar, ndërsa është shkuar deri në Brazilin e largët, për të gjetur një “të hairit”, të cilit t’i besohet një projekt ambicioz për sezonin e ardhshëm. Mes të përfolurve është edhe Agim Canaj, një “ish”, aktualisht në stolin e Gramozit, por i cili për momentin ka refuzuar ofertën e kuqebluve. Ardhja e një tekniku brazilian po bëhet çdo ditë edhe më e besueshme, por dje pasdite është folur gjithashtu edhe për trajnerë të nivelit të kënaqshëm nga Mali i Zi dhe Serbia. Zyrtarisht mungojnë emrat konkretë të kandidatëve. Ndërkohë që mësohet se Armando Cungu, me shumë mundësi, do të jetë drejtori teknik i Vllaznisë. Ai ka marrë një ofertë nga presidenti Fushaj.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›