E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia mund Tiranën, ndeshja pa tifozë

TIRANE- Vllaznia ka arritur të fitojë 1-0 ndaj Tiranës, në një ndeshje që u zhvillua pa tifozë në “Qemal Stafa”. Shkodranët kanë marrë një rezultat vendimtar përballë kampionëve në fuqi, në një fushë ku gjithnjë e kanë patur tepër të vështirë për të marrë pikë. Kjo fitore i ngjit ata në kuotën e 22 pikëve, duke mbetur gjithsesi në zonën e plejautit. Ndërkohë, Tirana mbetet 19 pikë larg Dinamos, duke treguar se objektivi i vetëm tashmë është kualifikimi në Kupat e Evropës. Tirana e nisi takimin me mungesa të shumta, ç’ka e bënte gjithçka më të vështirë për këtë skuadër. Megjithatë, ishin vendasit ata që krijuan më shumë lojë. Vllaznia ndërkohë është mbrojtur mjaft mirë dhe në momentin e parë të mirë, atë të minutës së 36-të, ka goditur me anë të Bekim Balës. Më tej, miqtë janë tërhequr në mbrojtje, por në minutën e 60-të, Gjergji Muzaka arrin të realizojë. Krosi i Ahmatajt krijon një rrëmujë në zonë, nga e cila përfiton mesfushori i Tiranës, duke mposhtur Grimën. Por, kur lojtarët bardheblu ishin duke festuar, anësori ngre flamurin për një pozicion jashtë loje.Në takimin tjetër të luajtur të shtunën, Laçi fitoi 1-0 ndaj Shkumbinit. Ndërkohë, takimi i planifikuar për në Korçë mes Skënderbeut dhe Teutës u shty për shkak të dëborës së madhe që kishte mbuluar fushën e këtij qyteti.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›